LEZHË

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në supërstradën Lezhë – Shkodër.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se ky aksident ka ndodhur në afërsi të Kryqëzimit të Raboshtës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, njëra ka dalë jashtë rruge.

Bëhet e ditur se nga ky aksident të paktën 2 persona janë plagosur. Bëhet me dije se nga ky aksident janë plagosur katër persona. Përplasja mes makinave ka qenë shumë e fortë, duke sjellë dëmtim të makinave.

Nga aksidenti, është bllokuar qarkullimi përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb