VLORË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti që ka siguruar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në zonën e Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në rërë.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit. Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb