Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit.

BalkanWeb mëson se dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa tre persona kishin mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ka humbur jetën.

Sakaq Dervish Allamani i cili si pasojë e aksidentit kishte mbetur i bllokuar në njërën prej makinave të aksidentuara, ka dalë nga automjeti.

Capture


1

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb