Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër. Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb” shihet se si makina ka dalë nga rruga dhe pas rreth 200 metrash ka ndaluar në arë.

Jastëkët e ajrit janë hapur, xhamat janë thyer, por fatmirësisht tre personat që udhëtonin me makinë kanë arritur të shpëtojnë me disa plagë. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: