SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth aksionit që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku u arrestua një 39-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë, i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Beqirit Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb