Pamjet që shihni vijnë nga aksioni ndërkombëtar në Elbasan, ku policia ka zbarkuar në një biznes afër stadiumit Elbasan Arena.

Në videot e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, shihet prania e madhe e furgonëve dhe punonjësve të policisë.

Në aksion merrnin pjesë policia spanjolle dhe ajo shqiptare, ndërkohë që dyshohet se është sekuestruar një call-centre. Ndërkaq ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb