Al-Nassr triumfoi 0-1 ndaj Al-Feiha në Prince Faisal bin Fahd Stadium (Riyadh), në sfidën e vlefshme për Champions League në Azi. Në pjesën e parë, Brozovic me shokë dominuan totalisht, patën disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën dot të zhbllokojnë ndeshjen.

Të besuarit e trajnerit portugez Castro rritën presionin dhe u shpërblyen për presionin. Ishte Ronaldo që zgjidhi takimin në minutën e 81-tëm, duke i dhuruar fitoren Al Nassr. 8 minutat shtesë nuk sollën gol. Ndeshja e kthimit mes Al-Feiha dhe Al-Nassr mbahet me 21 shkurt.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: