Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Kurti thotë se me Merkelin do të bisedojë për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së BE.

Sot në Tiranë Angela Merkel mbështeti hapur nismën “Open Balkan”, por Kurti nga ana tjetër është kundër teksa Kosova vijon të refuzojë pjesëmarrjen. Pritet të shihet se si do të rakordohen kryeministri i Kosovës dhe kancelarja e Gjermanisë për këtë temë.

STATUSI NGA ALBIN  KURTI

Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb