Kur kupton që je shtatzanë duhet të heqësh dorë nga disa qejfe të vogla. Sigurisht që duhet të kujdesesh në maksimum që fëmija të rritet i shëndetshëm në bark për shkak se ndikon në vazhdimësinë e jetës së tij. Mjekja neuropediatre Migena Bedeni Kika e ftuar në Vila24 na zbuloi më shumë për ato që ndodhin me fetusin kur nëna konsumon alkol në shtatëzani.

“Nga studime të shumta që janë bërë çdo lloji alkoli, çdo lloji sasie shkakton dëme të rënda te fetusi të cilat mund të manifestohen menjëherë sapo fëmija lind por dhe me kalimin e kohës. Nëna duhet të ndaloj përdorimin e alkolit menjëherë sapo zbulon që është shtatëzan.
Sindroma e alkoolit fetal shkakton dëmtim të trurit dhe probleme të rritjes. Problemet e shkaktuara nga sindroma e alkoolit fetal ndryshojnë nga fëmija në fëmijë, por defektet e shkaktuara nga sindroma e alkoolit fetal nuk janë të kthyeshme.

Shenjat dhe simptomat e sindromës së alkoolit të fetusit mund të përfshijnë çdo përzierje të defekteve fizike, aftësive të kufizuara intelektuale ose njohëse, si dhe probleme me funksionimin dhe përballimin e jetës së përditshme.
Nuk ka asnjë sasi alkooli që dihet se është e sigurt për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë” – tha mjekja për News24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: