Mrekullitë ekzistojnë, por nuk ishte ky rasti. Shqipëria U21 u mposht sonte 3-0 në fushën e Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.“3 luanët” ndëshkuan ekipin e Bushit vetëm pas 45 minutash, pasi deri atëherë po ia dilnim të mbroheshim mirë. Autor i golit do ishte Balogun, pas një assisti të Smith Rowe.

 

 

Në minutën e 66-të, anglezët futën fitoren në kasafortë, pas rrjetës së radhës së Balogun.Golat nuk ndalen me kaq, pasi ka kohë edhe për Archer (77′).Ekipi jonë nuk e mbyll me gjithë lojtarët takimin, pasi Dobra në fund mori kartonin e dytë të verdhë.

Ekipi i Carsley kryeson kështu grupin G me 22 pikë. Shqipëria U21 është e pesta me vetëm 9 pikë të grumbulluara. Në një grup me ne janë edhe Andorra, Kosova, Sllovenia dhe Çekia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb