2019 po shndërrohet në një vit magjik për Atalantën e Berishës dhe Gjimshitit. Bergamaskët hap pas hapi po ndërtojnë një sezon që askush nuk e mendonte në fillim. Pasi siguruan një biletë për në finalen e Kupës së Italisë, Atalanta prek dhe zonën Champions. Sigurisht duhet ende shumë punë për të konkretizuar një sezon shumë pozitiv por Atalanta tashmë është një realitet i bukur i futbollit italian.

Ndaj Undinesës ishte një ndeshje shumë delikate pasi përballë kishin një skuadër që kërkonte pikë për të mbijetuar por mjaftuan dy gola në fund për të siguruar një trepikësh që i vendos tashmë në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Trajneri Gasperini nuk preferoi asnjë nga dy shqiptarët në formacionin titullarë por hedhja në fushë në minutën e 78-të e Berat Gjimshtit pasi një ndikim pozitiv.

C 29 Fotogallery 1025298 Imagegallery Imagegalleryitem 12 Image
C 29 Fotogallery 1025298 Imagegallery Imagegalleryitem 12 Image

De Roon katër minuta më pas kaloi Atalantan në avantazh ndërsa Pasalic në të 85-ët blindoi fitoren. Atalanta parakalon ekipe si Milan, Torino e Roma, por tashmë i bën presion nga pranë edhe Interit pasi diferenca është vetëm tre pikë.

C 29 Fotogallery 1025298 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image
C 29 Fotogallery 1025298 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image

9 ndeshje pa pësuar humbje në Serie A kanë dhënë efekt e para në tabelën e klasifikimit ndërsa në 2019 vetëm Juventus ka bërë më mirë, 35 pikë nga grumbulluar “Zonja e Vjetër” ndërsa 31 Atalanta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb