Atalanta është thjeshtë e papërmbajtshme, një makineri golash që shtyp çdo rival që i del përpara. Në javën e tretë të Serie A, bergamaskët thyen edhe Cagliari dhe këtë e bëjnë me një tjetër festival golash. Muriel realizoi pas vetëm 7 minutash lojë por festa zgjati pak pasi në të 24-tën, Diego Godin barazoi shifrat. Ëndrra e Caglieri për të dalë me pikë nga kjo transfertë përfundoi këtu pasi brenda pjesës së parë Atalanta realizoi dhe tre gola të tjerë me Gomez, Pasalic dhe Zapata.

Me fillimin e pjesës së dytë, Joao Pedro ngushtoi diferencat në 4-2 ndërsa në minutën e 81-të Lammares sigloi shifrat përfundimtare në 5-2. Titullarë dhe 90 minuta në fushë për bluzinjtë ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Kjo ishte fitorja e trete në tre ndeshje e Atalanta, një ecuri perfekte që i jep kreun e Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: