Atalanta kaloi lehtësisht 2-0 Empolin, në ndeshjen e Serie A. Bergamaskët iu falën golave të Pasalic dhe Lookman, ndaj një kundërshtari që dha shumë pak në fushën e lojës. Në këtë sfidë, titullar luajti Berat Gjimshiti.

Në ndeshjen tjetër, barazim 2-2 mes Napolit dhe Romës. Dybala shënoi i pari në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa napoletanët përmbysën gjithçka me Olivera dhe Osimhen. Me golin në fund, Abraham i siguroi një pikë ekipit të De Rossit.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb