Në verën e vitit 2015 papritur Real Madrdi vendos të ndërpresë marrëdhëniet me portierin dhe njëkohësisht kapitenin Iker Casillias, duke i dhënë fund kështu një aventure 16-vjeçare me ekipin e parë ku spanjolli regjistroi 510 ndeshje.

Pritej një ceremoni nderimi nga ekipi madrilen për portierin 33-vjeçar në atë kohë, por lamtumira e tij me bluzën mbretërorë ishte mëse e thjeshtë, për më shumë ai preku zemrat e tifozëve duke shpallur largimin e tij në një konferencë shtypi ku nuk i mbajti dot lotët.

Vitet kanë kaluar dhe sigurisht Casillias nuk është më i njëti, por kjo zdo të thotë aspak që ai mos të nderohet për atë që ka bërë në futboll.

Në sfidën që Porto luajti mbrëmë kundër Liverpool në “Champions League” spanjolli ishte nga minuta e parë në lojë, sikundër ndodhi në ‘Dragao’. Papritur tifozët e “The Reds” e duartrokitën portierin i cili në fund të sezonit mund të tërhiqet nga futbolli. Në përfundim të përballjes lojtari ka falënderuar mbështetësit e skuadrës angleze për respektin e treguar ndaj tij.

nJë gjest i madh nga tifozët në “Anfiled” pavarësisht se Casillias nuk ka luajtur asnjëherë me sluadrën e tyre, por jo në pak raste ka qenë kundërshtar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb