Një ish ushtar amerikan i kapur nga autoritetet venezueliane në atë që vendasit e kanë quajtur “tentativë për komplot”, ka rrëfyer sesi ka qenë plani i tyre në Venezuelë. Luke Danman tha në një video se ai dhe një koleg i tij ishin kontraktuar nga një firmë në Florida, për të marrë kontrollin e një firme në Karakas, e më pas për të dërguar presidentin e vendit Nikolas Maduros në Amerikë.

Autoritetet venezueliane arrestuan të hënën Danman-in, së bashku me kolegun e tij Airan Berri, e 11 të tjerë, në atë që e kanë quajtur “komplot shteti”, në tentativë për të hequr Nikolas Maduron nga pushteti. Gjatë marrjes në pyetje të transmetuar në televizionin shtetëror, Denman tha se firma, Silvercorp USA, kishte nënshkruar një kontratë me kreun e opozitës Venezueliane Juan Guaido për të kërkuar heqjen e Maduros nga posti presidencial.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mohuar përfshirjen. Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se akuzat e Maduro për një rol amerikan “nuk janë të besueshme” dhe administrata mbetet e përqendruar në “arritjen e një tranzicioni paqësor, demokratik në Venezuelë.”

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të Mërkurën se qeveria amerikane do të përdorte “çdo mjet” për të siguruar kthimin e amerikanëve, nëse ata do të mbaheshin në Venezuelë. Në video, Denman, 34 vjeç, iu përgjigj pyetjeve të një personi jashtë kamerës që fliste në anglisht. Denman, i cili dukej i qetë dhe kishte një bluzë gri, tha se misioni i tij ishte të siguronte aeroportin dhe të vendosë sigurinë e jashtme. Ai nuk dha detaje se si grupi i tij planifikonte të merrte Maduron në një aeroplan. Është e paqartë se ku është bërë video dhe ku po mbahen dy amerikanët, të quajtur si “truri” i komplotit.

Në muajin mars, Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzoi Maduron dhe një dyzinë anëtarësh të tjerë të administratës në Venezuelë për “narko terrorizëm” dhe administrata e Donald Trump ofroi një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarë për arrestimin e Maduros. “Unë po i ndihmoja Venezuelasit të rimarrin kontrollin e vendit të tyre,” tha Denman, një ish anëtar i forcave të operacioneve speciale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Denman tha se ai dhe Berry ishin kontraktuar nga Jordan Goudreau, një veteran ushtarak amerikan që drejton Silvercorp, për të trajnuar 50 deri 60 venezueliane në Kolumbi në janar për këtë operacion. Goudreau e furnizoi grupin me pajisje, tha Denman. Goudreau konfirmoi rolin e tij si organizator i operacionit në intervistat për media të Dielën dhe i tha Reuters të hënën se Denman dhe Berry ishin “djemtë e mi”.

Autoritetet Venezueliane thanë se ata arrestuan grupin nga qyteti i izoluar bregdetar Chuao, rreth 60 kilometra (40 milje) në perëndim të aeroportit të Caracas, pasi vendasit ngritën dyshime. Autoritetet publikuan foto të atyre që thanë se ishte varka e grupit, e ngarkuar me municion, armë dhe pajisje komunikimi. Tetë njerëz të përfshirë në të njëjtin operacion u vranë të Dielën në shtetin La Guaira, afër Caracas, tha qeveria e Maduros.

Gjatë një konference për shtyp televiziv virtual të Mërkurën, Maduro fillimisht tha se ai do të tregojë video të dy amerikanëve, por nuk përfundoi duke treguar një video të Berry. Ai tha se Venezuela do të kërkonte ekstradimin e Goudreau. “Donald Trump është shefi i drejtpërdrejtë i këtij komploti” shtoi Maduro.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb