DURRËS

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar investimet e realizuara nga OST edhe OSHEE në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Balluku, në fjalën e saj tha se në këtë investim është përdorur teknologjia e fundit, ndërsa shtoi se nën qeverisjen e Edi Ramës janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet.

Belinda Balluku: Në këto zona ka pasur rritje shumë të madhe të fluksit të banorëve, por edhe investime. Pra, ne jemi të përgatitur edhe për kaq fluks të madh njerëzish. Ky është një investim i përbashkët i OSE-së dhe OST-së. Të gjitha projektet e integruara janë shumë të rëndësishme pasui bashkërendojnë edhe punën në të ardhmen.

Kur kemi marrë qeverisjen në dorë, qeveria Rama pra, janë ulur humbjet në rrjet duke shkuar 21 për qind nga 45 që ishte. Teknologjia tashmë është e re, kemi ngritur staf që është i trajtuar mirë. Është një lajm shumë i mirë për qytetarët, që iu intereson cilësia e shërbimit. Inxhinierët dhe teknikët kontrollojnë gjithçka përmes paneleve elektronike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb