TIRANË

Ndonëse policia e Tiranës e cilësoi një tentativë grabitje dhe deklaroi zyrtarisht se nuk ishin marrë para në bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Vorë, i cili është thyer në orët e para të mëngjesit, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se nga një këqyrje e vendit të ngjarjes dhe bankomatit, ai është shkatërruar plotësisht dhe arka është bosh.

Gjithashtu dhe punonjësit e sigurisë private të bankës kanë deklaruar se arka ka pasur para dhe tashmë nuk ka më, megjithëse policia deklaron se autorët nuk kanë marrë para. Zakonisht bankomatet mbajnë një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra.


Bankomati është i vendosur në një pallat që është në rikonstruksion dhe kjo gjë me sa duket ka ndihmuar autorët pasi nuk ka pasur objekte me lëvizje tek godina.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu alarmi i vendosur në bankomat nuk ka funksionuar. Gjithsesi policia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen të ndihmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në zonë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb