Tërmeti që ka tronditur vendin ka bërë që qytetarët e Durrësit të akomodohen nëpër hotele ose vende të tjera publike në qytetin bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetarët e strehuar në hotele, ndërsa tha se qeveria do kompensojë çdo shkatërrim. Rama theksoi se kush ka humbur shtëpinë, do i ndërtohet një banesë e re.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Do të mbledhim të gjithë ata që janë në hall dhe ne si qeveri e kemi në vëmendje strehimin e qytetarëve. Ne kemi dërguar njerëzit kudo mundemi, në hotele dhe ambiente të tjera publike që mundemi. Shkop magjik nuk kemi, por ne po përpiqemi realisht. Ne do të bëjmë plan që kush ka humbur shtëpinë, do të ketë shtëpi. Kjo është punë që do kohën e vet e do të bëhet me radhë.”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb