Në “Niko Dovana”, Erzeni dhe Kastrioti barazuan pa gola, në sfidën e Superligës.

Një krosim në zonë përfundoi në gol për krutanët por arbitri e anuloi atë për faull ndaj portierit. Pavarësisht protestave, vendimi nuk ndryshoi. Në minutën e 10-të, Karakaçi provoi të shënonte, por e menjëhershme ishte përgjigja e Xhikës.

Në fillimin e pjesës së dytë është Ademi që tregohet protagonist, hyn në zonë, goditja e tij u devijua nga mbrojtja e Kastriotit. Më pas radhën e ka Enck, gjuajtja ndalet në shtyllë. Ekipi i Xhevahir Kapllanit gjendet në mesin e tabelës. Të besuarit e Çelës mbyllin klasifikimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: