Barcelona argëtohet ndaj Racing Santander dhe fiton me shifrat 7-2. Katalanasit e nisën mirë takimin dhe realizuan dy gola me anë të Cancelos dhe Raphinhas. Mysafirët, u përgjigjën, me anë të Gueye.

Brenda fraksionit erdhën dy gola të tjerë në llogari të Barçës. Raphinha shënoi sërish, sakaq për t’u përmendur një autogol i Asier.

Edhe pse me forca të pakëta, Racing provoi me kundërsulme dhe shkurtoi diferencat me anë të Zabirit. Raphinha kompletoi tripletën, ndërsa gjurmë në këtë takim lanë edhe Jesus e Yamal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb