Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetin e tij social të Facebook dëshminë e një gruaje që pret bashkëshortin e saj të shtrohet në Infektiv, pasi rezulton i prekur me COVID.

Demokrati thekson se Rama nuk fshihet dot nga përgjegjësitë dhe se duhet t’u japë shpjegim familjarëve të pacientëve, që presin në ambulanca për të marrë shërbim. Sipas Bardhit, situata ka dalë jashtë kontrollit.

REAGIMI I BARDHIT
Edi Rama nuk i fshihet dot përgjegjësisë për situatën e rënduar shëndetësore me mashtrime dhe sulme të pavërteta politike. Ai ka detyrimin t’u japë shpjegime familjarëve të pacientëve, që presin në ambulanca për të marrë shërbim shëndetësor.
Situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është e rënduar dhe në rënie të lirë. Qytetarët po mbahen me orë në ambulanca në pritje për të siguruar një shtrat në spitalet e tejmbushura. Askush nuk sqaron dot pse nuk është hapur ende spitali COVID 4, që sipas mshtrimit të Edi Ramës ka muaj që është gati.
Ky është fakti, të cilin Edi Rama po përpiqet ta shmangë me retorikë boshe, mashtrime dhe shpifje të pavlera politike. Sot është dita të merren masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Është koha për përgjegjshmëri, përkushtim ndaj shëndetit të qytetarëve dhe seriozitet maksimal në menaxhimin e situatës, sepse nesër është shumë vonë.
Dëshmia e sotme e një qytetareje në spitalin infektiv, e cila po pret prej disa orësh që bashkëshkorti të marrë ndihmën e parë. Ai ndodhet në ambulancë, pasi infektivi (COVID 1) nuk ka vende.?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb