KOSOVË

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer homazhe edhe tek varri i heroit të Kosovës, Adem Jasharit. I shoqëruar nga delegacioni i tij dhe kryebashkiaku i Mitrovicës, Agim Bahtiri ai vendosi një buqetë me lule te varri i Jasharit.

Ndërkohë ai nderoi dhe gjithë viktimat e rënë gjatë luftës së Kosovës, varret e të cilëve ndodhen tek Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz. Më parë ai kreu homazhe dhe tek varri i ish- Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova teksa ka takuar gjithë politikanët aty gjatë vizitës 2- ditore të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb