Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Presidencë, për homazhe në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb