Në 7 javët e fundit, Kukësi kërkon me çdo kusht të ruaj vendin e tretë, një pozicion që i dërgon në Evropë, mundësia e fundit për të shpëtuar sezonin dhe për të vijuar bashkëpunimin me stafin drejtues. Fill pas janarit, Kukësi humbi jo pak nga shkëlqimi i dy fazave të para, fitorja i mungon prej 5 javësh.

Humbja e fundit, ajo kundër Kastriotit, nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit Diego Longo, i cili në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka bërë një moviolë të gjatë duke treguar të gjithë detajet që patën një ndikim jo të vogël në rezultatin final:

“Disa momente të shkurta nga ndeshja e fundit me Kastriotin, shijojeni”, shkruan Italiani në postimin e tij shoqëruar me video.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb