Klubi i Vllaznisë vendosi të shkarkonte të hënën në darkë trajnerin Thomas Brdaric, duke zgjedhur që të vijojë projektin nën drejtimin e Elvis Plorit.

Tekniku gjerman ka preferuar që të mos bëjë deklarata publike pas këtij vendimi, por nëpërmjet rrjeteve sociale, ka dhënë një mesazh falënderimi për më shumë se një vit e gjysmë të kaluar në radhët e kuqebluve.

“Faleminderit familja e Vllaznisë për të gjithë momentet e kaluara. I gëzohem çdo dite me ju. Do ua ndjej mungesën. Keni një vend të ankoruar në zemrën time. Mos u dorëzoni kurrë, asnjëherë’, – shkruan Brdaric në postimin e tij, të shoqëruar me videon e një “mbledhje” të zakonshme pas sukseseve me shkodranët.

Brdaric arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë në edicionin e kaluar, të cilin e mbylli në vend të dytë, me pikë të barabarta me Teutën kampione.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thomas Brdaric (@thomasbrdaric)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb