Dejvi Bregu ka shënuar një gol mjaft të bukur në Kupën e Turqisë, në duelin që skuadra e Bolusporit, zhvilloi ndaj Gaziantep, që përfundoi me shifrat 3-1 në favor të këtyre të fundit.

Lojtari shqiptar lëvizi bukur mes dy mbrojtësve kundërshtare në minutën e 87-të dhe gjeti trekëndëshin e portës me një goditje shumë të bukur me të djathtën, teksa shkurtoi përkohësisht rezultatin në 2-1. Ky ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë për sulmuesin vlonjat.Vlen të theksohet fakti se Gaziantep është pjesë e Superligës turke, teksa aktivizohet edhe shqiptari i Kosovës, Valmir Veliu. Titullar te Boluspori në duelin e Kupës, u aktivizua edhe portieri Selmani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: