Një balenë femër u gjet e ngordhur të mërkurën në mëngjes (15/11) në një plazh në Cornwall, në jug-perëndim të Britanisë së Madhe.

Surfers nga Newquay Activity Center e bënë zbulimin në plazhin Fistral në orët e para. Rob Barber, tha se balena 16 metra e gjatë u pa në një “gjendje të shëmtuar” jashtë Towan Head të martën.

Balenë e madhe u gjet e ngordhur në plazhin Fistral në Cornwall. Ekspertët detarë po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Këshilli i Cornwall tha se po punonte me policinë, rojet bregdetare dhe RNLI për të koordinuar largimin e balenës.

Ai tha se do të ishte “një punë e vështirë që kërkon makineri të specializuara”. Këshilli tha se zona rreth balenës do të mbetet e mbyllur dhe i kërkoi publikut të mos i afrohej zonës.

Nëse batica nuk e largon atë, puna për ta hequr do të nisë të enjten, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se mund të përbëjë rrezik për anijet nëse “kthehet” në det. Kjo lloj balene – e njohur si “zagari i detit” për shpejtësinë e saj – është kafsha e dytë më e madhe në botë pas balenës blu.

Ajo është e dyta që lahet në një plazh në Cornwall këtë vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: