Gianluiggi Buffon mbush sot 40-vjeç dhe pavarësisht numrave që për një futbollist duken të frikshme, ai vijon të mbrojë portën e Juventusit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për një legjendë siç është “Gigi” shumë emra të njohur të botës së futbollit kanë shkruar sot për ta uruar. Ndër ta është edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i Interit Javier Zanetti me të cilin Buffon ka ndarë shumë ndeshje të mëdha.

Zanetti nëpërmjet një video në rrjetet sociale uron portierin italian:

“Çkemi Xhixhi! Më në fund edhe ti arrite në moshën 40-vjecare. Rri i qetë se nuk ka për të ndodhur gjë. Tani fillon jeta e vërtetë. Të përqafoj!”, i ka thënë kapiteni legjendar i Interit portierit italian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: