Njeriu simbol i klubit zikaltër, idhulli i përjetshëm i tifozëve, Javier Zanetti, godet fort Romelu Lukakun. Zëvendës presidenti i Interit, ka thyer heshtjen duke folur për sulmuesin belg, i cili ka vendosur të transferohet te Juventus, po bën gjithçka për tu veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”, për Zanetin kjo është një tradhti: “Për atë që Inter ka bërë për të, prisnim një tjetër tip sjellje. Si profesionit dhe si njeri ai ka të drejtë të shkojë ku të dojë, por mjaftonte vetëm të na e thoshte në kohë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Askush nuk është më i madh se sa klubi, kur ndërton një ekip duhet të mendohesh mirë se kë fut në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Zanetti për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera vlerësoi kapitenin e ri të ekipit, Lautaro Martinez ndërsa foli me fjalë të mëdha edhe për Simone Izaghi-n i cili së fundmi rinovoi me klubin deri në 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: