KANADA-Një avion i vogël Navajo Piper PA-31 ka bërë një ulje emergjente në rrugën 36 në Calgary, në Kanada.

Mjeti ishte nisur nga Medicine Hat dhe ishte drejtuar drejt Calgary, por pak përpara mbërritjes në aeroport piloti ka njoftuar kullën e kontrollit duke kërkuar një ulje emergjente për shkak të problemeve të pompën e karburantit.

Pavarësisht trafikut mjeti ka arritur të ulet pa asnjë dëm për pasagjerët në bord.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb