Pamjet që shihni vijnë nga brenda banesës ku jetonte vrasësi i Mateos, Klodian Çalamani. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga dhoma ku jetonte mes varfërisë dhe pisllëkut, ku gjithçka duket se është e kthyer përmbys.

Diku aty shihet një kapak tenxhereje përtokë i mbytur nga pisllëku, dhe në një cep krevati i 38-vjeçarit. Në anën tjetër të dhomës është vendi ku Çalamani gatuante, një thes miell dhe disa enë kuzhine, një frigorifer dhe një lavatriçe.

Ndërkohë, Kuçi sjell edhe pamje nga jashtë banesës, ku shihet ende gropa e hapur ku Çalamani kishte futur 8-vjeçarin pasi e kishte vrarë. Kujtojmë se sot familjarët e viktimës shkuan në dhomën ku jetonte Çalamani dhe kërkuan prova për të vërtetuar dyshimet e tyre se 38-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Sipas tyre një person tjetër ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb