Klodian Çalamani është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Fierit, pasi ky i fundit u shpall fajtor për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu më 16 nëntor të vitit 2021.

Pas kryerjes së hetimeve është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me lopatë dhe kazmë.

Çalamani e ka groposur 8-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativë për të fshehur gjurmët, por viktima u gjet në oborrin e tij pas vrasjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb