Orët e mbrëmjes së të shtunës u kthyen në makth për banorët e Krujës pas zjarrit apokaliptik që përfshiu një territor të gjerë malor.
Teksa situata po shkon drejt normalizimit ajo që ka mbetur pas janë sipërfaqe të tëra të shkrumbuara dhe hiri.
Për shuarjen e flakëve u zhvillua një operacion masiv nga toka dhe ajri pasi zjarri u afrua dhe në zonat e banuara, duke vënë në rrezik banorët.
Në operacion u përfshinë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Në operacion u angazhuan 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2 dhe 2 dronë me kamera termike të AKMC-së.
