TIRANE

Luizi është zgjuar sërish mëngjesin e sotëm në gjendje të rënduar emocionale. Teksa qëndronte i vetëm në oborr, këngëtari ka shpërthyer në lot.

Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në këtë gjendje. Fansat e artistit shprehen të indinjuar se shkak i kësaj gjendjeje është malli që ai ka për familjarët e tij dhe se deri më tani Luizit nuk i është bërë asnjë surprizë.

Madje gjatë një bisede me Valbonën pak ditë më pare, ai u shpreh se e ka marrë malli për të ëmën e cila jeton në SHBA.

Gjithashtu gjatë “Prime”-t të djeshëm, Olta pati mundësinë nëpërmjet zarfit të kuq të dërgojë tre banorë në nominim të cilët ishin Kiara Bledi dhe Luizi ku ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: