Vedat Muriqi është rikthyer te goli në kampionatin spanjoll. Sulmuesi nga Kosova realizoi me Mallorcan në minutën e 90-të, duke i dhënë 3 pikë skuadrës në sfidën ndaj Vallecanos (2-1).

Muriqi ka kaluar një periudhë të vështirë, ku për shkak dëmtimi, mbeti jashtë fushave për javë të tëra. 29-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të te Mallorca. Në këtë edicion, ai ka “tundur rrjetën” 5 herë, ndërsa ka dhuruar 2 asiste. Futbollisti dardan ka luajtur më parë për Giresunspor, Rizespor, Lazio dhe Mallorca.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: