Kosova humbet Vedat Muriqin. Dëmtimi i sulmuesit në ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit ka bërë që Muriqi të humbasë dy takimet e radhës, atë ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

“Pavarësisht punës së madhe të stafit mjekësor, Vedat Muriqi nuk do të jetë gati për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ai do të rikthehet tek Mallorca, kurse do të vazhdojë punën me stafin tonë mjekësor derisa kjo gjë të realizohet. Nuk dihet saktësisht për kohën e mungesës së tij“, ka deklaruar drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Muriqi ka luajtur 46 ndeshje për Përfaqësuesen dardane, ku ka shënuar jo pak por 24 gola. Mungesa e tij, do të jetë shumë e rëndësishme në vijim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: