Deputetët dhe ministrat i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Kuvendit, për të zhvilluar seancën parlamentare për situatën e krijuar nga koronavirusi, pas një muaji ndërprerjeje.

Seanca e pazakontë ka nisur me masa të rrepta sigurie, ku në hyrje të Kuvendit të gjithë deputetët e ministrat janë ndeshur me mjekët, të cilët iu kanë matur temperaturën dhe i kanë kontrolluar për masat mbrojtëse, si maska e doreza.

Një pjesë e deputetëve i kanë marrë vetë masat mbrojtëse, ndërsa një pjesë tjetër janë pajisur nga mjekët, që i prisnin në hyrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb