Komisioni për Integrimin Evropian është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Por, më shumë se tema e diskutimit, që është mjaft e rëndësishme për vendin, ka tërhequr vëmendje gjuha e përdorur nga të pranishmit.

Në videon që sjell “BalkanWeb”, teksa kryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, thërret emrat e deputetëve të pranishëm në mbledhje, dëgjohet zëri i dikujt, që flet me mikrofonin ndezur, duke thënë “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Ndërsa më tej dëgjohet një tjetër zë, duke i thënë “Pse ça bëra unë?” Nuk dihet se mes kujt është zhvilluar kjo bisedë, por fjalët e përdorura lënë shumë për të dëshiruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb