Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të Kuçovës është përmbytur i gjithi, ndërkohë që është përmbytur edhe një Stallë me derra. Fermeri Pëllumb Braushi deklaron se ,uji erdhi me shpejtësi gjatë natës, ai së bashku me gruan u përpoqën të shpëtonin derrat por nuk mundën dot pasi rrjedha e ujit ishte e fortë dhe niveli i ujit sa vinte e shtohej.

Ai pohon se, rreth 100 kokë derra kanë mbetur të mbytur brenda stallës, ndërkohë që deklaron se edhe gicat e mbetur mund të ngordhin për shkak të qëndrimit për shumë orë nën ujë.

Ndërkohë që dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në bashkitë Dimal e Kuçovë janë të mëdha, mësohet se janë ngritur edhe grupet e punës, që do të verifikojnë dëmet në terren.

Dalja nga shtrati e Devollit dhe hapja e portave të kanalit kullues, përmbyten dhjetëra banesa dhe toka bujqësore në fshatrat Banaj e Goriçan, në bashkinë Dimal dhe në fshatrat Rreth-Tapi e Ferma Partizani, në bashkinë Kuçovë ,në zonë po ndërhyhet me skrepa dhe mjetet e ushtrisë.

Ndërkohë që banorët e fshatit Çiflik protestuan mbrëmjen e djeshme për hapjen e portave të kanalit kullues, sot hapja e portave bëri të mundur tërheqjen e ujërave drejt fshatit Çiflik dhe devijimin e tyre drejt zonës së Goriçanit dhe fshatit Rreth-Tapi.

Si rrjedhojë, dhjetëra shtëpi në fshatrat Banaj e Goriçan, në bashkinë Dimal dhe në fshatrat Rreth-Tapi e Ferma Partizani, në bashkinë Kuçovë janë gjendur sot në pushtetin e ujit. Banesat dhe tokat bujqësore në këto zona janë nën ujë, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Në të dyja këto zona po ndërhyhet me anë të skrepave për hapjen e kanaleve të bllokuara, që të bëhet e mundur tërheqka e ujërave

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb