GJIROKASTËR- Një stan në Malin e Gjerë në Gjirokastër është shkrumbuar nga zjarri.
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë edhe disa pisha si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit pasi terreni i vështirë nuk lejon shkuarjen e makinave me ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb