Ka nisur me humbje aventura e trajnerit Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, teksa kombëtarja u mposht 0-1 në Tiranë nga Izraeli, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me kuqezinjtë që u hodhën menjëherë në sulm. Mehmeti nuk shfrytëzoi si duhet një top të Hysajt, duke gabuar kështu para porte. Mysafirët u përpoqën që të reagojnë, krijuan disa raste, por vetëm kaq, pasi pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë provuan Ramadani dhe Asllani, pa rezultat.
Izraeli kaloi në avantazh në minutën e 73-të falë golit të Gluk, me shifrat që mbeten të njëjta deri në fund. Shqipëria do zbresë në fushë sërish pas 3 ditësh, në miqësoren e radhës ndaj Luksemburgut.
-Minutë pas minute, çfarë ndodhi gjatë ndeshjes:
90-Mbyllet ndeshja.
73- Gluk kërkon që tifozët të heshtin, nis përplasja.
70- Izraeli shënon me Gluk.
58- Pranë golit mysafirët, na shpëton portieri.
54- Ramadani zgjedh të gjuajë nga distanca, “kërcënuese” goditja.
46- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni!
34- Tenton Hoxha, por nuk ka shënjestër.
15- Përgjigjet Izraeli. Tenton Glukh, topi shkon jashtë!
10- Mundësi e mirë për Mehmetin. Nuk tregohet i saktë para porte!
1- Nis ndeshja.
