POGRADEC

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Pogradec.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme në të.

Për rrjedhojë, edhe pronari i godinës 2-katëshe ka marrë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë kurim.

Sic mund të shikohet nga pamjet, shtëpia është djegur në një masë të konsiderueshme. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka shkuar tërësisht flakët.

Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar edhe specilistë, të cilët kanë cmontuar bombulën e gazit, e cila shkaktoi shpërthimin në banesë.

Policia ka njoftuar po ashtu këtë ngjarje.

“Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb