Një person është arrestuar pak më parë në Korçë, në afërsi të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se uniformat blu kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “X5”, me drejtues shtetasin A. M., i cili rezulton një emër i njohur për policinë.

Ai ka dalë nga burgu pak muaj më parë, pasi ka qenë i dënuar për marrje lekësh nën kërcënimin e armës. Gjatë kontrollit të mjetit këtë mbrëmje, i është gjetur një armë, ndërsa është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: