Në Prishtinë zhvillohet tubimi “Marshi i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Një prej organizatorëve të Marshit për Liri, Ismail Tasholli, ka thënë se UÇK-në sa herë janë munduar ta dobësojnë, ajo është rikthyer si feniksi.

“Sa herë janë mundue me e ligshtue, UÇK-ja është rikthyer si feniksi. Çlirimtarët kthehen të fundit nga beteja”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se nga Marshi për Liri, i shpallin të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb