BORIZANE

Muri i shëmbur, rënë në tokë krah dy krevate të dy fëmijëve. Është kjo panorama e trishtë, dramatike që ka lënë pas, tërmeti shkatërrues në familjen Xakja në Borizanë.

Lëkundjet e forta të tërmetit shëmben dhomën ku flinin dy fëmijët, 5 dhe 6 vjec, të cilët fatmirësisht nuk ndodhedhin në shtëpi ditën e tragjedisë.

Kryefamiljari, Avni Xakja thotë se prej asaj dite, jeton në një tende plasmasi.

“Iu kam thënë nëse jetohet unë hy që sot. Kan ardh e kanë pa, më kanë thënë mos hyni brenda. Iu kam kërkuar një fadromë, të vinë ta shembin, se ikën fëmijët luajnë e kam frikë se mi ze brenda.” tregon ai për gazetaren Dorjana Bezat.

Ai tregon se dëme pati që prej shtatorit, ndërsa ky tërmet rrënoi gjithçka në shtëpinë e tij, ndërsa nga emergjencat

“Oriz sheqer e makarona nuk më hyjnë në punë, unë dua shtëpi me fut kokën, me nusen e kalamajt. Ushqime me kanë sjellë, dua strehë për fëmijët” thotë babai i dy fëmijëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: