Një ngjarje e rëndë dhe e dyshimtë është denoncuar nga studentët rezidentë në Qytetin Studenti në Tiranë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një prej godinave të konvikteve.

Sipas pamjeve dhe denoncimit të mbërritur në redaksinë e BalkanWeb nga një student i akomoduar aty, personat kanë ardhur papritur dhe kanë nisur të thyejnë me sende të forta xhamat e godinës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

“Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima,” denoncoi studenti për BalkanWeb.

Fatmirësisht nga ky incident nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por ngjarja ka mbjellë panik dhe frikë të madhe te studentët që ndodheshin brenda konviktit, ndërsa ngrihen dyshime mbi motive provokimi gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb