Ky është momenti kur gjyqtarja Enkeleda Hoxha është arrestuar nga policia në gjykatën e Krujës pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme ndaj saj për korrupsion.

Gjyqtarja Hoxha është mes 10 personave të arrestuar nga operacioni i SPAK pas hetimeve disa mujore për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas SPAK, Hoxha kishte firmosur lirimin me kusht të një të dënuari për vrasje kundrejt ryshfetit dhe kishte marrë një sasi të konsiderueshme parash bashkë me avokatin Aldo Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb