FUSHË-KRUJË

Policia e Shtetit ka tërhequr pak çaste më parë furgonin e djegur në Tapizë, i cili ishte futur dhe shkrumbuar brenda një tuneli ushtrie në këtë zonë.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat po ndjek zhvillimet hap pas hapi, ndërsa policia, FNSH dhe RENEA janë në terren duke krehur të gjithë zonën, me qëllim kapjen e grabitësve, të cilat arritën të merrnin nga brenda aeroportit të Rinasit një shumë prej 10 milionë eurosh.

Deri tani janë gjetur tre makina të djegura, skemë kjo, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të çoroditur Policinë e Shtetit. Nga ky aksion, mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar si koka e këtij grupi kriminal.

Grupi hetimor dhe prokurorët  po bëjnë gjurmime me mjete speciale në  zonën ku u gjet makina e djegur, ndërsa pritet të dokumentohen prova, të cilat më pas do të çojnë në zbulimin e mundshëm të grabitësve të parave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: