Penalltia e dyshimtë e akorduar në ndeshjen e “Champions League” që kualifikoi Realin në kurriz të Juventusit vazhdon të prodhojë reagime të ndryshme dhe nga më interesantet.
Kanë qenë tifozët e Interit ata që në ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Cagliari-t në “San Siro” kanë vënë në lojë portierin e Juventusit, Gianluiggi Buffon.
40-vjeçari ishte njeriu simbol i protestës në Madrid pasi jo vetëm që u ndëshkua me të kuqe nga gjyqtari anglez Oliver por edhe e cilësoi atë si ‘një njeri të pandjeshëm që në vendin e zemrës ka një kosh plehrash’.
Tifozët e Interit, në një moment kur ndeshja ishte në favor të zikaltërve me rezultatin 3-0 dhe arbitri nuk akordoi penallti pas një prekje të topit me dorë, nisën të këndonin “oh, insensibile”, në shqip i pandjeshëm.
Video e filmuar gjatë këtij momenti po bën xhiron në rrjetet sociale.
Ohhh.. ..insensibile…..insensibile…#InterCagliari pic.twitter.com/MHumNHZnLE
— Stefano⚒ (@stes75) April 17, 2018
(e.k/BalkanWeb)