Shqipëria u godit mëngjesin e djeshëm, në orën 03:54, nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i cilësuar si më i forti ndër dekada. Tërmeti la pasoja të tmerrshme pas, me shkatërrime e pamje dramatike, dhe fatkeqësisht me të paktën 31 jetë të marra e mbi 650 të plagosur.

“BalkanWeb” ka siguruar një tjetër video të momentit kur ka rënë tërmeti, i cili përveçse shumë i fortë, ishte edhe i gjatë, plot 30 sekonda.

Videoja e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat është regjistruar në Porto Romano, në Durrës, ku shihet qartë momenti i frikshëm i dridhjes së tokës dhe gjithçkaje që ndodhet përreth. Në video, shfaqet edhe një mace, e cila largohet me shpejtësi, ndërsa shihet lëkundja e fuqishme e një kamioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb